Ulen borxhet e bashkive/ MF: Në periudhën mars-qershor detyrimet e pushtetit vendor janë ulur me 700 milionë lekë

schedule14:16 - 6 Shtator, 2024

schedule 14:16 - 6 Shtator, 2024

Pushteti vendor ka ulur borxhet. Statistikat zyrtare të Ministrisë së Financave tregojnë se në tre muajt e fundit është regjistruar një ulje e konsiderueshme e detyrimeve të prapambetura nga bashkitë.

Gjatë periudhës mars-qershor 2024 pushteti vendor ka arritur të  ul detyrimet e prapambetura, në nivelin e 4.2 miliardë lekëve apo 42 milionë eurove.

Nëse bëjmë një krahasim me nivelin e borxhit të pushtetit vendor në mars të këtij viti rezulton se detyrimet janë ulur me  të paktën 700 milionë lekë.

Duket se detyrimi i vendosur nga qeveria për shlyerjen e stokut po ecën me ritme , pasi tashmë çdo bashki në vend ka likuiduar një pjesë të mirë të detyrimeve  kryesisht  ato për investime apo shërbime të ndryshme.

Për të ulur nivelin detyrimeve të prapambetura  qeveria I vuri bashkive  si detyrim që të dorëzojnë pranë Ministrisë së Financave një plan të detajuar për shlyerjen e stokut të detyrimeve dhe ti përmbahen atij.

Ndërkohë nëse bëjmë një listë të bashkive në bazë të nivelit të borxhit rezulton se është Tirana por që nuk konsiderohet problematike pasi edhe të ardhurat janë të larta.

Më pas me një nivel të lartë borxhi renditet bashkia Kavajë me 769  milionë lekë  detyrime, bashkia Vorë me 363 milionë lekë, ndjekur nga Bashkia Pogradec me 258 milionë lekë dhe Lezhë me 194 milionë lekë.

Bashkitë që kanë performancën më të mirë financiare në muajt e  fundit të cilat pothuajse nuk kanë asnjë borxh   rezultojnë Korçë Shijak dhe Hasi ndjekur nga Kolonja, Saranda e Shkodra.

DETYRIMET E BASHKIVE

Mars 2024        5.5 miliardë lekë

Qershor 2024  4.2 miliardë lekë

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!