Njihuni me Cira-n, roboti që teston pacientët në Egjipt për Covid-19

schedule15:35 - 26 Nëntor, 2020

schedule 15:35 - 26 Nëntor, 2020

Një shpikës në Egjipt është duke stërvitur një robot me telekomandë që të kryejë testime për Covid-19. Këtë roboti e bën duke iu vendosur pacientëve tamponin në gojë.

Mahmoud el-Komy, i cili e vuri robotin që të punojë në spitalin e Karios, thotë së pajisja mund të masë po ashtu edhe temperaturën e pacientëve si dhe t’i paralajmërojë nëse nuk janë duke mbajtur maskë.

Sipas mjekut roboti që mban emrin Cira-03, mund të ulë numrin e të infektuarve mes mjekëve si dhe të parandalojë përhapjen. Cira-03, po ashtu, mund t’u kryejë analiza gjaku dhe ta shfaqë rezultatin për pacientët në një ekran që ka në kraharor.

Mahmoud thotë se krijimi i tij, që ka tipare të njerëzve si koka dhe krahët, është e zhvilluar në një mënyrë të tillë që të shmangë frikën mesë pacientëve, raporton agjencia e lajmeve Reuters.

“Ata nuk ndihen sikur një kuti po ec në drejtim të tyre,” tha ai duke shtuar:” Kemi pasur një përgjigje pozitive nga pacientët. Ata e panë robotin dhe nuk shfaqën frikë. Përkundrazi, kanë besimin se ky robot është më i saktë se njerëzit.” s.b/abcnews.al/