Të paktën pesë persona janë vrarë dhe disa janë plagosur pas një breshërie me raketa ruse rreth vendit, raportojnë zyrtarët ukrainas.
Guvernatori i rajonit perëndimor të Lvivit Maksym Kozytskyi tha se katër persona u vranë pasi një raketë goditi një zonë banimi në rrethin Zolochivskyi.
Një person u vra në rajonin Dnipro, raportoi guvernatori i tij Serhii Lysak, duke shtuar se dy të tjerë u plagosën në sulme të shumta në të gjithë rajonin.r.t/abcnews.al