Ndërsa Vladimir Putin po mbante fjalimin e tij, Rusia nuk i ndali sulmet vdekjeprurëse në Ukainën jugore.
Gjashtë persona ndërruan jetë dhe 12 të tjerë u plagosën në zonat e banuera të qytetit të Kherson.
“Ushtria ruse po bombardon rëndë Kherson. Sërish duke vrarë pa mëshirë popullatën civile,” shkroi presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.
“Bota nuk ka të drejtë të harrojë për asnjë moment se mizoria dhe agresioni rus nuk njohin kufij”, tha ai.r.t/abcnews.al