Ukrainë, miratohet ligji për armët

schedule11:26 - 21 Mars, 2018

schedule 11:26 - 21 Mars, 2018

Në Ukrainë është miratuar një ligj që detyron deputetët të dorëzojnë armët para se të hyjnë në sallën e parlamentit. Vendimi u mor pasi prokurori i Kievit akuzoi deputeten Nadia Savshenko se po planifikonte një sulm kundër kolegëve të saj deputetë dhe anëtarëve të qeverisë.

Parlamenti i Ukrainës miratoi një ligj që detyron deputetët të dorëzojnë armët dhe eksplozivët para se të hyjnë në parlament. Vendimi për miratimin e këtij ligji u mor pasi prokurori i Kievit akuzoi deputeten Nadia Savshenko se po planifikonte një sulm kundër kolegëve të saj deputetë dhe anëtarëve të qeverisë. Savshenko për momentin është ende e lirë por prokurori u kërkoi kolegëve të saj që të votoni pro heqjes së imunitetit diplomatik.

Savshenko është një pilote avionësh ushtarakë dhe në 2014-ën u rekrutua në mënyrë vullnetare në një batalion i cili luftonte ndaj militantëve filorusë në Ukrainën lindore. Pasi u kap rob ajo qëndroi dy vjet në një burg rus duke u kthyer kështu në një heroinë kombëtare. Aktualisht Savshenko dyshohet se ka planifikuar vrasjen e disa përfaqësuesve tëqeverisë të cilët ajo i akuzon se kanë penguar hetimet për dhjetra vrasje që ndodhën në shkurt të 2014-ës, kur qitës misteriozë hapën zjarr kundër personave që protestonin kundër qeverisë filoruse në atë kohë.

Kur Savshenko akuzoi qeverinë aktuale se dëshironte ta vriste, gjendej në parlament dhe kishte me vete një pistoletë dhe tre granata. Savshenko pranoi se kishte folur me disa persona për të planifikuar një sulm në parlament por shpjegoi se ishte një shaka, një tallje për qeverinë dhe se nuk kishte ndërmend të sulmonte asnjë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!