Ushtria ukrainase ka theksuarës grupet e mbrojtjes ajrore të Ukrainës kanë rrëzuar pesëmbëdhjetë nga tetëmbëdhjetë raketat e lëshuara nga avionët e Forcave Ajrore ruse në orët e para të ditës së sotme.
Ndërkaq sirenat e mbrojtjes ajrore u dëgjuan në disa zona për më shumë se tre orë.
“Rreth orëve të para të mëngjesit pushtuesit rusë sulmuan (…) duke përdorur bombardues strategjikë”, tha Valery Zaluzny, shefi i shtabit të përgjithshëm të mbrojtjes kombëtare.
Sipas tij, 15 nga 18 raketat e lëshuara janë shkatërruar. Autoritetet e rajonit të Kievit siguruan se të gjitha raketat e drejtuara drejt tij u rrëzuan.
Sipas informacioneve të para, “nuk ka pasur viktima në mesin e popullatës civile” dhe as “dëmtime në banesa apo infrastrukturë”.
Grupet e mbrojtjes ajrore u aktivizuan për të mbrojtur vetë kryeqytetin ukrainas dhe periferinë e tij./abcnews.al