Ukrainasit vrasin nipin e zyrtarit të lartë të Putinit

schedule17:37 - 23 Maj, 2022

schedule 17:37 - 23 Maj, 2022

Komandanti i një njësie parashutistësh është i afërmi i parë i zyrtarit të Vladimir Putin që humbi jetën në frontin e luftës. Siç u bë e ditur, forcat ukrainase vranë kapitenin 30-vjeçar Adam Khamkhoyev, i cili u varros në Ingushetinë jugore.

Xhaxhai i tij, zëvendësministri rus i Mbrojtjes, Yunus-Bek Yevkurov, ishte i pranishëm në varrim, i veshur me rroba civile.

Khamkhoyev u bë i afërmi i parë i afërt i një zyrtari të lartë rus që vdiq që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës.

Jevkurov ishte një nga ata që mbështeti pushtimin rus që në fillim dhe shkoi në Karabulak të dielën dhe sipas agjencisë Baza “pasi shprehu ngushëllimet e tij për familjen e të ndjerit, foli me të moshuarit në zonë dhe më pas u kthye në Moskë”.

30-vjeçari ishte i diplomuar  në Shkollën Elite të Forcave Ajrore Ryazan dhe trupi i tij u kthye menjëherë në Rusi. Zëvendësministri rus i Mbrojtjes, i cili është nderuar me çmimin “Hero i Rusisë”, nuk ka komentuar ende vdekjen e nipit të tij. Në të njëjtën kohë, deri më tani nuk janë dhënë detaje rreth rrethanave të vdekjes së Khamkhoyev. /abcnews.al