Forcat ukrainase kanë goditur rajonin Kursk të Rusisë perëndimore, duke lënë dy qytete pa energji elektrike, ndërsa një burrë ka mbetur i plagosur.
“Një nga punëtorët ka pësuar lëndime nga predha gjatë punës për të rikthyer energjinë. Ai është dërguar në spitalin qendror të rajonit dhe mjekët po i ofrojnë të gjithë kujdesin e nevojshëm”, tha guvernatori rajonal i Kurskut, Roman Starovoit.
Reuters nuk ishte në gjendje të verifikonte në mënyrë të pavarur këtë informacion.
/abcnews.al