Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Ukrainasit rrezikojnë të vdesin nga i ftohti”, zyrtari lokal: Na presin ditë të vështira

schedule11:15 - 15 Dhjetor, 2022

schedule 11:15 - 15 Dhjetor, 2022

“Ukrainasit rrezikojnë të vdesin nga i ftohti këtë dimër, për shkak të sulmeve ruse ndaj infrastrukturës energjitike në Ukrainë”, paralajmëron guvernatori i rajonit lindor në Dontesk.

Pavlo Kyrylenko ka thënë për Sky News se autoritetet ukrainase po bëjnë gjithçka që munden për pëqr të siguruar dru zjarri dhe soba për banorët që jetojnë ende në qytetet dhe fshatrat e vijës së parë në Dontesk që po përballen me mungesë të energjisë elektrike, gazit dhe ujit.

Guvernatori tha se intensiteti i bombardimeve ruse do të thotë se është shumë e vështirë që të riparohet infrastruktura e dëmtuar.



Qendrat speciale, të njohura si “pikat e pathyeshmërisë” që ofrojnë një burim energjie elektrike dhe ngrohtësie po ofrohen gjithashtu edhe në zonat ku ka luftime, bëri me dije guvernatori.

“Armiku po qëllon dhe lëshon sulme me raketa pikërisht në këto pika ngrohjeje”, tha Kyrylenko.

I pyetur nëse është i shqetësuar se njerëzit mund të vdesin këtë dimër për shkak të të ftohtit, guvernatori tha: “Për faktin se nuk ka ngrohje, ekziston rreziku që njerëzit të vdesin nga hipotermia”./abcnews.al/ 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!