Ervin Demirxhiu, rivlerësues i pasurive të paluajtshme, thekson se zonat elitare në kryeqytet si TEG, Liqeni i Thatë dhe Farka kanë marrë vëmendjen më të madhe për rritjen e çmimeve.
Sipas tij, rritja ka qenë e moderuar dhe nuk është ndikuar ndjeshëm nga kreditimi bankar, ndërsa zhvlerësimi i euros ka sjellë kalimin e tregut nga euro në lekë. Ai shton se interesi i të huajve, veçanërisht nga Polonia, Çekia dhe Ukraina, mbetet i lartë për shkak të çmimeve konkurruese në rajon.
“Në kryeqytet kemi disa zona që janë elitare, disa me ndërtime të ulëta 2-3 kate; zona rreth TEG, Liqeni i Thatë, i Farkës janë zona elitare. Çdo zonë ka pasur rritje, por këto kanë marrë pjesën më të madhe të vëmendjes. Nuk mendoj se ka ndikuar kreditimi i pronave nga Banka e Shqipërisë, ka qenë një situatë normale. Çmimet janë më të moderuara në rritje, edhe euro është ulur dhe ky është një perceptim që janë shumë. Zhvlerësimi i kursit e ka bërë që të kthehet vlerësimi i pronës në lekë. Të gjithë ndërtuesit tregtonin në euro, ndërsa tani ka kaluar në lekë.
Vendin e parë e zënë polakët, çekët, ukrainasit që blejnë prona në vendin tonë, por të gjithë kanë interes sepse edhe çmimet janë të favorshme sa i takon rajonit.” / abcnews.al /


