Situata në Ukrainë vazhdon të mbetet e tensionuar. Pas pezullimit të armëpushimit, shumica e banorëve janë duke pritur në streha në pritje të një njoftimi të dytë nga autoritetet e vendit për tu larguar nga agresioni rus.
Ndërkohë, disa civile po përpiqen të largohen nga Kievi duke kaluar mbi një urë që është shembur ndërsa forcat ruse po përparojnë drejt qytetit. Luftimet janë intensifikuar gjatë ditës së sotme, me shpërthime të vazhdueshme që janë dëgjuar në qytetin e Irpin.
Korrespondenti i Sky, Alex Crawford bisedoi me dy gra teksa largoheshin nga qyteti.
“Ata po na sulmojnë kudo”, tha një grua. Ne jemi shumë të frikësuar, prandaj vendosëm të largoheshim.”
/abcnews.al