Në orët e para të mëngjesit të së martës, forcat ruse shkatërruan digën Kakhovka në rajonin e Khersonit në Ukrainë.
Kjo ka bërë që e gjitha zona përreth, e cila kontorllohet nga rusët, të përmbytet dhe mbi 22 mijë banorë të evakuohen.
Yuriy Sak, këshilltar i Ministrit ukrainas Mbrojtjes, tha për BBC Radio 4 se një bisedë e përgjuar e forcave pushtuese tregon qartë se rusët duan të hedhin në erë edhe digat e tjera.
“Ata në fakt po bëjnë thirrje që të hidhen në erë sa më shumë diga në lumin Dnipro”, u shpreh ai.
Sak dekaroi se centrali bërthamor Zaporizhzhia përdorë ujin për ftohjen e reaktorëve, duke theksuar se situata aktuale është e qëndrueshme.
“Agjencia për Energji Bërthamore pranë Kombeve të Bashkuar është informuar për këtë. Momentalisht nuk ka rrezik, por gjërat po ndryshojnë me shpejtësi”, shtoi ai./abcnews.al
Ukraine’s military has accused Russian forces of blowing up a major dam in the south of the country.
Yuriy Sak, advisor to Ukraine’s Ministry of Defence, says phone interceptions from Russian soldiers suggest Russia wants to target and ‘blow up more dams on the Dnipro river’.
— BBC Radio 4 Today (@BBCr4today) June 6, 2023