Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ukrainasit e Tiranës/ Refugjatë lufte, për ta Zelensky mbetet njeriu që po i mbron nga Putin

schedule23:44 - 28 Shkurt, 2024

schedule 23:44 - 28 Shkurt, 2024

TIRANË- Nga divani i një shtëpie me qira në zonën e “Ali Demit, Marina Genkina po ndjek me kërshëri deklaratën e presidentit të saj. I veshur me rroba ushtarake, Volodymy Zelenksy është prej dy vjetësh njeriu më i dashur për ukrainasit. Por për Marinën, e cila prej dy vjetësh jeton në Shqipëri, të dëgjonte presidentin e saj nga Tirana, ishte diçka jo e zakontë.

Marina la pas jetën e saj në Kharkiv të Ukrainës, qyteti që u sulmua nga të parët, nga agresioni rus. Së bashku me djalin, gjetën strehë në Shqipëri, ndërsa babai i tij jeton çdo ditë në Ukrainë, tmerrin e luftës. Marina iku dhjetë ditë pas fillimit të bombardimeve dhe aventura e saj u ndal në Shqipëri. Megjithëse kanë kaluar dy vjet, për të gjithçka duket sikur ka ndodhur dje.

Marina është e informuar me gjithçka ndodh në qytetin e saj. Edhe pse situata është ende kritike ajo ka besim se Ukraina një ditë do e fitojë luftën. Konflikti duket se do të vazhdojë gjatë dhe javët e fundit rusët kanë avancuar. Por ajo thotë se njerëzit atje vazhdojnë të besojnë të Zelensky.

Marina falënderon Shqipërinë që e strehon dhe që po mbështet Ukrainën në konflikt. Megjithëse duket se është përshtatur shumë, thotë se zemrën e saj e ka lënë në Kharkiv./ abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!