Ukrainasit dhe rusët ulen sërish në tryezë, nesër nis raundi i ri i bisedimeve

schedule17:18 - 27 Mars, 2022

schedule 17:18 - 27 Mars, 2022

Ukrainasit dhe rusët do të ulen sërish në tryezë. Raundi tjetër i bisedimeve ballë për ballë midis Ukrainës dhe Rusisë do të zhvillohet në Turqi. Bisedimet nisin nga nesër dhe janë parashikuar të zgjasin deri të mërkurën, tha në mediat sociale negociatori ukrainas David Arakhamia.

Ukraina i përshkroi bisedimet e mëparshme me Rusinë, të nisura pasi Rusia pushtoi vendin muajin e kaluar, si “shumë të vështira”.

Sakaq, bisedimet në tryezë u ndërprenë disa ditë për të nisur sërish ditën e nesërme. Gjatë kësaj periudhe janë zhvilluar edhe bisedime online, por pa asnjë rezultat. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!