Presidenti francez Emmanuel Macron refuzoi t’i përshkruante mizoritë ruse në Ukrainë si “gjenocid” gjatë një intervistë televizive, shkruan CNN.
I pyetur nëse ai, ashtu si presidenti amerikan Joe Biden, do të përdorte termin “gjenocid” për vrasjen e ukrainasve nga ushtria ruse, Macron tha: “Unë do të isha i kujdesshëm me terma të tillë sepse këta dy popuj rusët dhe ukrainasit janë vëllezër.”
“Do vazhdoj të përpiqem për të ndaluar këtë luftë dhe për të rivendosur paqen.” Ajo që mund të themi me siguri është se situata është e papranueshme dhe se këto janë krime lufte,” shtoi ai.
Presidenti francez, i cili aktualisht kandidon për rizgjedhje, vuri në dukje gjithashtu bashkëpunimin e Francës me Ukrainën për të hetuar krimet e supozuara të luftës.
“Rusia ka filluar një luftë jashtëzakonisht brutale, tani është vërtetuar se ushtria ruse ka kryer krime lufte dhe tani duhet të gjejmë personat janë përgjegjës”, tha Macron.
/abcnews.al