Ukrainas thirrje Perëndimit: Mbështetja publike për këtë barbarizëm duhet të ndalet, kriminalizoni simbolin “Z”

schedule08:38 - 29 Mars, 2022

schedule 08:38 - 29 Mars, 2022

Ministri i Jashtëm Ukrainas, Dmytro Kuleba u ka bërë thirrje vendeve Perëndimore të kriminalizojnë përdorimin e simbolit “Z”, i cili përdoret në automjetet ushtarake ruse që marrin pjesë në luftën në Ukrainë.

“Z” simbolizon fitoren e Rusisë ndaj Ukrainës.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ministri, i cili dje foli për shpresën e tij për një armëpushim në bisedimet e ardhshme të paqes me Rusinë, tha se “mbështetja publike e kësaj barbarie duhet të ndalohet”.

“Unë u bëj thirrje të gjitha shteteve të kriminalizojnë përdorimin e simbolit “Z” si një mënyrë për të mbështetur publikisht luftën e agresionit të Rusisë kundër Ukrainës. Z do të thotë krimet ruse të luftës, qytete të bombarduara, mijëra ukrainas të vrarë. Mbështetja publike për këtë barbarizëm duhet të ndalet“, shkruan Kuleba në Twitter.

Dje Ministria e Brendshme e Gjermanisë tha se personat që shfaqin simbolin “Z” në mbështetje të pushtimit të Rusisë mund të ndiqen penalisht në vend.

Autoritetet në Berlin, Bavari dhe Saksoni kanë thënë se do të ndëshkojnë akte të tilla./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!