Tetë civilë janë vrarë dhe 24 të tjerë janë plagosur si pasojë e bombardimeve ruse me raketa këtë mëngjes në Kiev.
Lajmi është bërë i ditur nga zëdhënësi i ministrit të brendshëm ukrainas, raporton BBC.
Sakaq bëhet me dije se bombardimet ryse kanë dëmtuar 15 automjete në kryeqytetin ukrainas. Sirenat e sulmit ajror u dëgjuan në kryeqytetin ukrainas mëngjesin e sotëm dhe katër sulme të njëpasnjëshme pasuan alarmin.
Kryebashkiaku foli për disa shpërthime në qendër të qytetit vetëm disa orë pasi Vladimir Putin “akuzoi” forcat ukrainase se shkaktuan shpërthimin në urën e Krimesë.
Sipas shpërthimeve të urgjencës së Ukrainës, nga shpërthimet raportohet për disa viktima.
Anton Gerashenko, këshilltar i Ministrit të Sigurisë së Ukrainës, njoftoi se një raketë ra pranë monumentit Hrushevsky. Zhurmat e shpërthimeve u regjistruan edhe në transmetimin e drejtpërdrejtë të BBC-së nga Kievi.
Deputeti ukrainas Alexei Gondsarenko foli për raketat që binin “pikërisht në qendër të qytetit”. “Veturat po digjen dhe janë dëmtuar xhamat. Ka njerëz të vdekur”, ka shkruar ai në Twitter./abcnews.al/