Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ukraina zbulon rrjet spiunazhi hungarez

schedule14:20 - 9 Maj, 2025

schedule 14:20 - 9 Maj, 2025

Agjencia e sigurisë së Ukrainës thotë se ka zbuluar një rrjet spiunazhi hungarez që kërkonte informacione për mbrojtjen e Kievit.

SBU-ja thotë se ka ndaluar dy agjentë të dyshuar, të cilët drejtoheshin nga Hungaria.

Ajo thotë se kjo është hera e parë në historinë e Ukrainës që ndodh një gjë e tillë, shkruan Sky News.



Sipas SBU-së, dy të dyshuarit janë ish-anëtarë të ushtrisë ukrainase që janë rekrutuar nga një oficer i shërbimit ushtarak informativ hungarez.

Atyre u janë dhënë para dhe pajisje të posaçme për komunikime të fshehta, shton agjencia.

Qeverisë hungareze i është kërkuar një përgjigje lidhur me këtë çështje.

Kryeministri hungarez, Viktor Orban ka qenë skeptik ndaj ndihmës ushtarake perëndimore për Ukrainën.

Ai gjithashtu ka ruajtur marrëdhënie me diktatorin rus, Vladimir Putinin, duke u dalluar kështu nga shumica e liderëve të tjerë të BE-së

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!