Ukraina vijon pastrimin në Kherson, deri tani janë zbuluar mbi 7 mijë sende shpërthyese

schedule09:22 - 3 Dhjetor, 2022

schedule 09:22 - 3 Dhjetor, 2022

Sipas Shërbimit Shtetëror të Emergjencave të Ukrainës, gjithsej 7,042 sende shpërthyese janë hequr dhe neutralizuar nga rajoni Kherson.

Puna për të pastruar zonën nga minat dhe kurthe të tjera ka vazhduar që nga tërheqja ruse nga qyteti muajin e kaluar.

Punonjësit e urgjencës ukrainase thonë se kanë anketuar pothuajse 700 ha territor të hapur, 60 km hekurudha dhe 326 familje.

Autoritetet po i bëjnë thirrje kujtdo që kthehet në Kherson ose në zonën përreth tij të jetë jashtëzakonisht i kujdesshëm.

/abcnews.al