Ukraina ka njoftuar evakuimin nga disa zona të Donetsk për fëmijët dhe personat që kujdesen për ta.
“Ky është një vendim i rëndësishëm, veçanërisht për të shpëtuar jetën e fëmijëve tanë.
Situata e sigurisë në rajon po përkeqësohet vazhdimisht dhe intensiteti i bombardimeve po rritet,” tha guvernatori i rajonit Vadym Filashkin.
Rajoni i Donetsk është subjekt i sulmeve intensive ruse në baza ditore, shpesh më shumë se 2000 sulme në ditë. Sulmet ruse gjatë ditës së kaluar plagosën pesë persona në rajonin e Donetsk: dy në Bilozerske, dy në Zalizne dhe një në Vovçe.
/abcnews.al