Ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba u ka bërë thirrje vendeve që të ndalojnë dhe dënojnë përdorimin e simbolit “Z”, i cili përdoret në automjetet ushtarake ruse që marrin pjesë në konflikt, shkruan skynews
Në një mesazh në rrjetet sociale, ministri, tha se “mbështetja e kësaj barbarie duhet të ndalet”.
I call on all states to criminalize the use of the ‘Z’ symbol as a way to publicly support Russia’s war of aggression against Ukraine. ’Z’ means Russian war crimes, bombed out cities, thousands of murdered Ukrainians. Public support of this barbarism must be forbidden.
— Dmytro Kuleba (@DmytroKuleba) March 29, 2022
“Unë u bëj thirrje të gjitha shteteve të ndalojnë dhe dënojnë përdorimin e simbolit “Z” si një mënyrë për të mbështetur publikisht luftën e agresionit të Rusisë kundër Ukrainës. “Z nënkupton krime lufte, qytete të bombarduara, mijëra ukrainas të vrarë. Mbështetja publike për këtë barbarizëm duhet të ndalet.”
Dje Ministria e Brendshme e Gjermanisë tha se personat që përdorin simbolin “Z” në mbështetje të pushtimit të Rusisë mund të ndiqen penalisht.
/abcnews.al


