Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Ukraina, tre palë, zero përparim/ Rusia sulmon në Ukrainë edhe gjatë negociatave në Abu Dhabi

schedule09:48 - 24 Janar, 2026

schedule 09:48 - 24 Janar, 2026

Rusia tregon edhe një here tjetër se nuk dëshiron Paqe. Teksa këtë të shtunë po mbahet dita  e dytë e negociatave në samitin Trilateral me përfshirje të delegacioneve nga Ukraina, Rusia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Abu Dabi ku synohet arritja e paqes në konfliktin e Europës Lindore, Ushtria e Vladimir Putin bombardoi disa qytete Ukrainase.

Sulmet më precize dhe dëmet më të mëdha ishin në Kiev dhe Kharkiv ku një person mbeti i vrarë dhe të paktën 24 të tjerë mbetën të plagosur.

Forcat ajrore të Ukrainës deklaruan se Rusia kishe lëshuar 21 raketa dhe 375 dronë. Sulmi goditi infrastrukturën energjetike të vendit duke lënë 1.2 milionë ndërtesa pa energji elektrike përball kushteve të vështira atmosferike me termometrin i cili shënon disa grade nën 0.



Sulmi Rus në Kharkiv këtë fundjavë nuk kursyen as një maternitet dhe një qendër strehimi për personat që kanë humbur shtëpitë e tyre nga lufta.

Presidenti Ukrainas Volodymir Zelensky iu bëri thirrje aleatëve perëndimor dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës që të veprojnë me urgjencë për ti ofruar vende të tij tv gjitha sistemet e mbrojtjes ajrore që i nevojiten.

Bisedimet trilaterale mes Shteteve të Bashkuara të Ukrainës, Rusisë dhe Ukrainës që po mbahen në Abu Dabi nuk pritet të sjellin përparime të mëdha sa i përket afrimit të palëve  më pranë paqes. Vladimir Putin ia ka bërë të qartë Shteteve të Bashkuara se ushtria e tij nuk do ti ndal sulmet nëse Ukraina nuk pranon lëshimin e 4 territoreve , disa prej të cilave të pushtuara pjesërisht nga Moska.

Udhëheqja politike e Ukrainës thotë se nuk mund të bëjë lëshime territoriale pasi diçka e tillë nuk i lejohet nga kushtetuta dhe se vendimmarrjen e vetme për diçka të tillë e ka vetëm populli përmes një referendumi. Shtetet e Bashkuara të Amerikës shpresojnë arritjen e një marrëveshje që do ta kthente Donetskun në një zone të lire ekonomike dhe ngrirjen e kufinjve aktual të vijës së frontit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!