Ukraina thirrje Rusisë për armëpushim për të rikthyer energjinë elektrike në Çernobil

schedule13:56 - 9 Mars, 2022

schedule 13:56 - 9 Mars, 2022

Ministri i Jashtëm i Ukrainës ka i bërë thirrje Rusisë për një armëpushim për të lejuar kryerjen e riparimeve për të rivendosur furnizimin me energji elektrike në termocentralin bërthamor të Çernobilit.

Operatori shtetëror energjetik i Ukrainës më herët tha se forcat ruse kanë shkëputur termocentralin bërthamor nga rrjeti, raportoi Reuters.

Energoatom, kompania shtetërore bërthamore e Ukrainës, paralajmëroi se situata mund të çojë në çlirimin e substancave radioaktive nga uzina.

Lexo edhe: Termocentrali i Çernobiliti rrezikon të çlirojë substanca të rrezikshme radiokative

Nëse  vazhdon  të ketë ndërprerje të energjisë elektrike , “i gjithë personeli atje do të marrë një dozë të rrezikshme rrezatimi”, tha ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba.

Puna për të riparuar lidhjen dhe për të rivendosur energjinë në termocentral, i cili është pushtuar nga trupat ruse, nuk ka qenë e mundur sepse luftimet janë duke u zhvilluar, tha ai.

Ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba tha se gjeneratorët rezervë me naftë në termocentralin bërthamor të Çernobilit kanë një kapacitet 48-orësh.

Pas kësaj, sistemet e ftohjes së objektit të depozitimit të karburantit bërthamor të harxhuar do të ndalojnë, duke bërë që rrjedhjet e rrezatimit të jenë të pashmangshme./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!