Ukraina thirrje Perëndimit të ndërmarrë hapa për të frenuar prodhimin e armëve ruse

schedule13:52 - 19 Janar, 2024

schedule 13:52 - 19 Janar, 2024

Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba, i ka bërë thirrje Perëndimit të marrë masa për të kufizuar prodhimin e armëve nga Rusia. Sipas tij, 95% e komponentëve kritikë të përdorur në sistemet e armëve ruse prodhohen nga industritë perëndimore.

“Perëndimi duhet të kujdeset seriozisht për të kufizuar aftësinë e Rusisë për të prodhuar armë,” tha Dmytro Kuleba.

“Sipas disa të dhënave, 95% e komponentëve në armët ruse të shkatërruara në Ukrainë vijnë nga vendet perëndimore”, theksoi kreu i diplomacisë ukrainase.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!