Asetet e konfiskuara ruse dhe bjelloruse mund të përdoren për rindërtimin e Ukrainës, sipas ministrit të financave të vendit.
Qeveria ka ngrirë asetet ruse dhe bjelloruse në Ukrainë me vlerë rreth 44 miliardë hryvnia (rreth 1.21 miliardë dollarë ) që nga fillimi i pushtimit të Moskës më 24 shkurt.
Zyrtarët ukrainas theksojnë se qeveria do të duhet të shpenzojë rreth 38 miliardë dollarë për të rindërtuar vendin vetëm në vitin 2023. Kostoja totale e rindërtimit është vlerësuar në 750 miliardë dollarë.
Bashkimi Europian po konsideron gjithashtu mundësinë e përdorimit të aseteve ruse të ngrira n për rindërtimin e Ukrainës pas luftës, tha presidenti i Këshillit Europian Charles Michel në një samit të BE javën e kaluar.
Kryeministrja e Estonisë Kaja Kalas ka thënë se vlera e këtyre aseteve janë rreth 300 miliardë euro, megjithëse Berlini dhe të tjerët kanë paralajmëruar se sekuestrimi i aseteve mund të jetë i paligjshëm.
/abcnews.al