Zëvendëskryeministrja ukrainase Iryna Vereshchuk tha se sulmi në Mariupol ka një rëndësi personale për presidentin rus Vladimir Putin, sepse ai nuk arriti të pushtonte qytetin në vitin 2014 në kohën kur Rusia aneksoi gadishullin e Krimesë, sipas BBC
“Mendoj se kjo që po bën Putin në Mariupol është një hakmarrje personale ndaj popullit të Mariupolit, pas dështimit të tij për të marrë nën kontroll qytetin në vitin 2014”.
Vereshchuk tha se përpjekjet për të dërguar furnizime në qytet vazhdojnë të pengohen nga forcat ruse.
“Nëse Putin do të dëshironte, korridori humanitar i Mariupolit do të ishte tashmë i hapur. Rusët po shkatërrojnë spitalet, teatrin që strehonte mijëra njerëz, xhaminë, kishat, asgjë nuk po i ndalon ata.”
Të paktën 300,000 njerëz mendohet se janë ende të bllokuar brenda qytetit.
/abcnews.al