Forcat e Armatosura të Ukrainës lëshuan më herët një përditësim mbi situatën qytetin port jugor të Mariupolit, ndërsa lufta me Rusinë i afrohet ditës së 80-të, sipas skynews.
Ushtria tha se trupat ruse ka të ngjarë të rrisin sulmet e tyre ndaj fabrikës së çelikut Azovstal gjatë ditëve në vijim. Ka ende shumë ushtarë ukrainas të strehuar në vend, dhe disa prej tyre janë të plagosur rëndë.
Dje, zëvendëskryeministrja ukrainase tha se po negocionte me Rusinë për të evakuuar 38 ushtarë të cilët janë plagosur. Forcat e Armatosura të Ukrainës shtuan se sulmet ajrore kanë vazhduar në Mariupol, por trupat ruse po fokusohen në bllokimin e ushtarëve ukrainas që ndodhen në fabrikë.
Zëdhënësi Oleksandr Shtupun tha se Rusia po përpiqej të merrte “kontrollin e plotë mbi qytetin dhe të shtypte rezistencën ukrainase”.
/abcnews.al