Ukraina sukses në kundërofensivën e Khersonit, thyen mbrojtjen ruse dhe merr disa fshatra

schedule07:21 - 30 Gusht, 2022

schedule 07:21 - 30 Gusht, 2022

Forcat e Kievit thuhet se kanë thyer mbrojtjen ruse në disa sektorë të vijës së frontit pranë qytetit të Kherson, ka pohuar një këshilltar i lartë i presidentit Zelensky.

“Duhet të theksoj sot se mbrojtja ruse u shpërbë brenda pak orësh”, tha Oleksiy Arestovych në një intervistë me video në Youtube.

Një zëdhënëse e komandës jugore të Ukrainës, Nataliya Humenyuk, tha se forcat e Ukrainës kishin goditur më shumë se 10 vende në javën e kaluar dhe padiskutim e dobësuan armikun, raporton The Guardian.

Humenyuk nuk pranoi të jepte detaje, duke thënë se forcat ruse në jug mbetën mjaft të fuqishme dhe se operacioni kishte nevojë për heshtje pasi vëmendja e medias mund të ndikojë në rezultatet.

Sergiy Khlan, një deputet lokal dhe këshilltar i guvernatorit rajonal i tha kanalit televiziv të Ukrainës Pryamyi të hënën se kjo ishte pritur që nga pranvera, ndërsa e quajti fillimin e fundit të pushtimit rus të Khersonit.

“Sot pati një sulm të fuqishëm artilerie në pozicionet e armikut në … të gjithë territorin e rajonit të pushtuar Kherson. Ajo që po ndodh tani është një fillim i përgatitur dhe i balancuar i një kundërofensivë”, tha Khlan.

Një burim i veçantë ushtarak ukrainas i tha CNN se forcat e saj kanë rimarrë katër fshatra pranë qytetit të Khersonit, pasi depërtuan në vijën e frontit në tre vende, me objektivin kryesor që ishte Kherson. Operacioni filloi me bombardime të forta të pozicioneve ruse, duke i detyruar ata të iknin, citohet të ketë thënë burimi.

Forcat ukrainase gjithashtu raportohet se po bombardonin tragetet në rajonin Kherson që Moska po përdor për të furnizuar territorin e pushtuar nga Rusia në bregun perëndimor të lumit Dnieper.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!