Ukraina shpalli gjendjen e jashtëzakonshme, Putin paralajmëron lëshimin e raketave balistike

schedule14:35 - 23 Shkurt, 2022

schedule 14:35 - 23 Shkurt, 2022

Pas shpalljes se gjendjes së jashtëzakonshme të Ukrainës, Putin ka paralajmëruar lëshimin e raketave balistike dhe njoftoi grumbullimin e furnizimeve me gjak, duke nxitur frikën e luftës, shkruajnë mediat e huaja.

Trupat kanë qenë gjithashtu në lëvizje mes shqetësimeve se qyteti i dytë më i madh i Ukrainës, Kharkiv, mund të sulmohet i pari.

Me një forcë të madhe prej 200,000 trupash që rrethojnë Ukrainën, bota është në ankth duke pritur për lëvizjen e radhës të Putinit, duke shkaktuar konfliktin më të përgjakshëm në Europë që nga Lufta e Dytë Botërore.

Ukraina është në prag të shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme, dhe ka njoftuar gjithashtu të gjithë qytetarët të mbajnë armë.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!