Ukraina shkatërron luftanijen e armatosur të Rusisë

schedule22:47 - 21 Maj, 2024

schedule 22:47 - 21 Maj, 2024

Ukraina thotë se ka shkatërruar luftanijen e fundit ruse të armatosur me raketa lundrimi që ishte vendosur në gadishullin e okupuar të Krimesë. Ushtria e Ukrainës ka njoftuar se ka goditur anijen raketore ruse Tsiklon, shkruan skynews.

Ukrainasit raportuan se kanë kryer një sulm me rreze të gjatë, i cili ka shkatërruar anijen ruse të marinës minapastruese të dielën ndërsa njoftoi se i duhej më shumë kohë për të konfirmuar se çfarë tjetër ishte dëmtuar.

“Sipas informacioneve të përditësuara, forcat e mbrojtjes ukrainase goditën një anije raketore të projektit rus 22800 Tsiklon në Sevastopol, natën e 19 majit”, tha sot shtabi i përgjithshëm.

Marina ukrainase më vonë njoftoi përmes platformës X se anija ishte “shkatërruar”. Zëdhënësi i marinës ukrainase Dmytro Pletenchuk tha se Tsiklon ishte “bartësja e fundit e raketave të lundrimit” të Rusisë me bazë në gadishullin e Krimesë.

Tsiklon nuk ka gjuajtur kurrë një raketë lundrimi ndërsa ishte në shërbim aktiv, tha Pletenchuk. Krimea u aneksua nga Rusia në vitin 2014 dhe është shtëpia e selisë së flotës ruse të Detit të Zi në Sevastopol

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!