Ligjvënësi ukrainas Alexey Goncharenko ka njoftuar në Telegram shkarkimin e Andrei Kovalchuk dhe Sergei Litvinov, komandantëve të qendrave komanduese jugore dhe perëndimore të ushtrisë ukrainase.
Ende nuk janë publikuar dokumentet zyrtare për zëvëndësimin e komandantëve. Goncharenko nuk përmendi arsyen e shkarkimeve. Në mars, komandanti i përgjithshëm i forcave të armatosura, Oleksandr Syrskii, njoftoi ndryshimet e personelit në ushtrinë ukrainase.
Ai tha se ndryshimet ishin për shkak të faktit se disa brigada “arrijnë të frenojnë sulmet dhe të ruajnëpozicione, ndërsa të tjerat jo”.
/abcnews.al