Trupat ruse po tërhiqen nga Melitopol dhe distrikti Vasylivka në Zaporizhzhia në Ukrainën juglindore dhe po lëvizin drejt Khersonit në jug të vendit, shkruajnë mediat e huaja.
Kreu i administratës ushtarake rajonale të Zaporozhzhia, Alexander Starukh, tha se njësitë ushtarake të Federatës Ruse nuk kanë hequr dorë nga përpjekjet e tyre për të avancuar në lindje të rajonit.
“Luftimet vazhdojnë përgjatë vijës së demarkacionit, ku ushtria jonë po zmbraps armikun. Beteja të ashpra janë duke u zhvilluar në Orikhiv, Huliaipil, Komyshuvakha dhe vendbanimet fqinje, të cilat kanb raportuar sulme të vazhdueshme,” tha Starukh.
/abcnews.al