Anijet ruse po përgatisin sulme me raketa kundër shënjestrave ukrainase. Lajmin e bëri të ditur Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës.
“Anijet e flotës së Detit të Zi të Federatës Ruse po kryejnë veprime në zonat e përcaktuara operacionale të Detit të Zi dhe Azov,” tha ministria.
“Disa anije kanë hyrë në një zonë të mbyllur, ndoshta për të kryer sulme me raketa kundër objekteve në Ukrainë.”
Trupat ruse janë aktualisht duke u përpjekur të ruajnë pozicionet e tyre dhe po përpiqen të rigrupohen në mënyrë që të rrisin aftësitë e tyre sulmuese, sipas raportimeve.
Sipas qeverisë ukrainase, Rusia po rigrupohet në mënyrë që të përparojë drejt kufijve administrativë të rajoneve Donetsk dhe Luhansk, të cilat kontrollohen pjesërisht nga separatistët e mbështetur nga Rusia. /abcnews.al/