Ukraina: Rusia ka shkatërruar mbi 170.000 ndërtesa që nga fillimi i luftës

schedule09:37 - 1 Dhjetor, 2023

schedule 09:37 - 1 Dhjetor, 2023

Që nga fillimi i luftës në Ukrainë, mbi 170,000 ndërtesa janë dëmtuar ose shkatërruar në të gjithë vendin.

Lajmi u bë i ditur nga Kryetarja e Komitetit të Verkhovna Rada për Vetëqeverisjen Lokale, Zhvillimin Rajonal dhe Planifikimin Urban, Olena Shuliak.

“Vetëm gjatë vitit të parë të luftës, sipas të dhënave nga Drejtoria kryesore e Operacioneve të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Ukrainës, Rusia kreu rreth 5000 sulme me raketa dhe 3500 sulme ajrore në territorin e Ukrainës dhe përdori mbi 1100 drone luftarake”, tha Shuliak.

Sipas saj, këto të dhëna statistikore nuk përfshijnë sulmet e artilerisë dhe sistemeve raketore (MLRS), që kanë prekur më shumë komunitetet ukrainase të janë në vijën e kontaktit dhe vendbanimet e vijës së parë.

“Si rezultat, sipas vlerësimeve paraprake të Shkollës Ekonomike të Kievit (KSE), deri më tani, janë shkatërruar ose dëmtuar ndërtesa  për shkak të armiqësive,” vuri në dukje Shuliak.

Për më tepër, sulmet ruse dëmtuan mbi 3,500 institucione arsimore, 420 ndërmarrje të mëdha dhe të mesme, 18 aeroporte dhe fusha ajrore civile, 344 ura dhe vendkalime, 25,000 rrugë automobilistike.

“Detyra jonë sot nuk është thjesht të rindërtojmë siç ka qenë, por t’i restaurojmë këto vendbanime sipas parimit ‘ndërto më mirë’, duke krijuar të gjitha kushtet për restaurimin e vazhdueshëm të tyre,” theksoi Shuliak.

Rikujtojmë se që nga 31 tetori 2023, rreth 160,000 ndërtesa dhe struktura u shkatërruan ose u dëmtuan nga sulmet ruse në Ukrainë, duke përfshirë 20,000 blloqe apartamentesh.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!