Odesa është sulmuar nga forcat ruse për të dytën natë radhazi, duke goditur terminalet e grurit. Ukraina ka akuzuar Rusinë se ka goditur qëllimisht terminalet e grurit dhe dhe infrastrukturës portuale në qytet.
Mykahailo Podolyak, një këshilltar i lartë i Presidentit Zelenskyy, tha se ishte një “akt i qëllimshëm terrorizmi”, duke bërë thirrje për një takim urgjent të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.
Podolyak tha se sulmi në Odesa “pasqyronte qartë qëndrimin e Rusisë ndaj ‘sigurisë ushqimore’, vendeve afrikane, OKB-së dhe perspektivës së urisë globale”.
“Objektivi kryesor është të shkatërrohet mundësia e transportit të grurit ukrainas,” shtoi ai.
Odesa është një port kyç për eksportimin e grurit nga Ukraina në pjesën tjetër të botës dhe ishte një pjesë e rëndësishme e marrëveshjes së drithit të ndërmjetësuar nga OKB-ja që Rusia refuzoi ta zgjasë të hënën.
/abcnews.al