Ukraina: Rusët kanë sulmuar një xhami në Mariupol, strehoheshin 80 persona, përfshirë fëmijë

schedule10:44 - 12 Mars, 2022

schedule 10:44 - 12 Mars, 2022

Forcat ruse kanë bombarduar një xhami në Mariupol, ku më shumë se 80 të rritur dhe fëmijë, përfshirë shtetas turq ishin strehuar, sipas një deklarate të ministrisë së jashtme të Ukrainës, shkruan BBC

Ukraina ka akuzuar Rusinë se ka penguar evakuimin e civilëve në Mariupol, në të cilin kanë mbetur mijëra njerëz të bllokuar. Sipas një deklaratë të ministrisë së jashtme, xhamia e Sulltan Sulejmanit të Madhërishëm në Mariupol është sulmuar nga “pushtuesit rusë”.

“Më shumë se 80 të rritur dhe fëmijë janë strehuar në xhami për ti shpëtuar bombardimeve, duke përfshirë shtetas të Turqisë, theksoi ministria ukrainase.

Ende nuk ka informacione për viktima apo të plagosur.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!