Ukraina: Rusët kanë shkelur mbi 60 herë armëpushimin, gjatë 24 orëve të fundit

schedule08:53 - 18 Shkurt, 2022

schedule 08:53 - 18 Shkurt, 2022

Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës ka deklaruar se janë regjistruar 60 shkelje të armëpushimit nga separatistët në rajonin e Donbasit gjatë 24 orëve të fundit, duke shkaktuar plagosjen e një ushtari, sipas The Guardian

“Forcat pushtuese ruse vazhdojnë të injorojnë marrëveshjet e nënshkruara më 22 korrik 2020 në kuadër të Grupit Trepalësh të Kontaktit.

Gjatë 24 orëve të fundit, më 17 shkurt, forcat e armatosura të Federatës Ruse kanë shkeluar 60 herë armëpushimin, 43 prej të cilave duke përdorur armë, të cilat janë ndaluara nga marrëveshjet e Minskut.

Të enjten në mëngjes, separatistët e mbështetur nga Rusia bombarduan një çerdhe, duke plagosur tre persona, në atë që liderët perëndimorë e cilësuan një “operacion me flamur të rremë”.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!