Rreth 500 civilë të tjerë janë evakuuar nga Mariupol, duke përfshirë disa civilë nga fabrika e çelikut Azovstal, sipas autoriteteve të Ukrainës, shkruan BBC.
Andriy Yermak, kreu i zyrës së presidentit ukrainas, e quajti evakuimin “një operacion kompleks” dhe tha se Ukraina do të vazhdojë të bëjë gjithçka për të “shpëtuar të gjithë civilët dhe ushtarët”.
Ai falënderoi OKB-në për ndihmën e dhënë në një mesazh në Telegram.
/abcnews.al