Ukraina raporton se njësi të ushtrisë ruse janë vendosur në Bjellorusi

schedule12:15 - 22 Prill, 2023

schedule 12:15 - 22 Prill, 2023

Ushtria e Ukrainës ka njoftuar se disa njësi të forcave të armatosura të republikës së Bjellorusisë vazhdojnë misionet e tyre në zonat në kufi me Ukrainën, përfshirë disa njësi të trupave territoriale të Forcave të Armatosura Ruse, që vazhdojnë rë vendose në territorin e Bjellorusisë.

Sipas njoftimit të ushtrisë së Ukrainës, ka dështuar një tentativë evakuimi mjekësor i rusëve.

“Ata u përpoqën të kalonin kufirin shtetëror të Ukrainës në territorin e Rusisë, pala ruse pengoi kalimin e kolonës ushtarake për disa arsye. Sipas raportimeve, disa nga ushtarët e armikut nuk kishin mbijetuar gjatë kësaj lëvizjeje për shkak të mungesës së kujdesit të duhur mjekësor.

Një pjesë tjetër e pushtuesve të plagosur rëndë, më shumë se 50, u transportuan në një spital fushor”, thuhet në njoftim.

Gjatë ditës së 21 prillit, Rusia lëshoi 3 raketa, ndërmorri 30 sulme ajrore.

Mundësia e sulmeve të mëtejshme raketore dhe ajrore në të gjithë Ukrainën mbetet e lartë. Fokusi kryesor i kundërshtarit janë operacionet sulmuese në akset Bakhmut, Avdiivka, Mar’inka dhe Shakhtars’ke. 53 herë sulme u zmbrapsën. Qyteti i Bakhmut mbetet epiqendra  e luftimeve”, njoftoi ushtria e Ukrainës.

/abcnews.al

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!