Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ukraina, Rama Europës: Zgjohuni/ Sotiri: Rama tha një të vërtetë. Tavolina e Arabisë Saudite, tavolina e re e superfuqive me në krye Trump

schedule20:26 - 26 Shkurt, 2025

schedule 20:26 - 26 Shkurt, 2025

Juxhina Sotiri, ekspertja e marrëdhënieve ndërkombëtare, e ftuar në ‘Real Story’ komentoi deklratën e Ramës drejtuar Europës për çështjen e Ukrainës.

Sipas saj, deklarata e kryeministrit të vendit është një e vërtetë që të gjithë e dijnë por nuk e pranojnë. Sotiri u shpreh se tavolina në Arabinë Saudite është tavolina e re e superfuqive që Trump po përpiqet të krijojë.

“Rama tha një të vërtetë që e dinë të gjithë por nuk e pranon njeri. Tempizmi që po lëviz BE, nuk npo e kupton që jemi përpara faktit të kryer të negociatave për paqen.

Do të ishte e udhës të flitej për atë që ndodhi në OKB para dy ditësh, për rezolutën. Rezoluta që u aprovua me votat kundër të SHBA. Ajo tavolinë në Arabinë Saudite është tavolina e re e superfuqive që Trump po përpiqet të kërkojë ku shumë shpejt do të shohim dhe Kinën. BE do të mungojë edhe për ca kohë në këtë tavolinë.”, shtoi më tej Sotiri. 

/ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!