Autoritetet e Ukrainës po pretendojnë se Rusisë ia kanë vrarë 810 ushtarakë në 24 orët e fundit, duke çuar numrin e ushtarëve të vrarë në 388.750.
Në një raport të publikuar të dielën, ushtria ukrainase ka thënë se që nga nisja e agresionit, Rusisë i janë shkatërruar 332 avionë ushtarakë, 324 helikopterë e 6.343 tanke.
Tutje, sipas Ukrainës, Rusisë i janë shkatërruar 13 automjete të blinduara në ditët e fundit, duke shkuar total 11.818, e 1848 raketa lundrimi. Humbje i ka shkaktuar edhe në aspektin e sistemeve të artilerisë, ku i janë shkatërruar 9.331 të tilla.
Shkatërrime janë regjistruar edhe në sistemet luftarake kundërajrore, gjithsej 663. Luftimet në Ukrainë po vijojnë. Presidenti Volodymyr Zelensky i ka bërë thirrje vendeve perëndimore që ta ndihmojmë me para dhe armatim.
Të enjten (1 shkurt) të gjitha vendet e Bashkimit Evropian miratuan pakon ndihmëse.