Ukraina pritet të eksportojë 4 milionë tonë grurë gjatë gushtit

schedule15:42 - 22 Gusht, 2022

schedule 15:42 - 22 Gusht, 2022

Eksportet e produkteve bujqësore të Ukrainës ka të ngjarë të rriten në rreth 4 milionë tonë në gusht, falë një marrëveshjeje të ndërmjetësuar nga OKB-ja, që zhbllokoi portet e vendit të Detit të Zi, shkruajnë mediat e huaja.

Denys Marchuk, organizata e të cilit përfaqëson prodhuesit bujqësorë, tha në një konferencë televizive se shifra përfaqësonte një rritje nga korriku, kur 3 milion tonë prodhime bujqësore u eksportuan jashtë vendit.

Por ai paralajmëroi se pavarësisht mundësive të reja të eksportit, fermerët ukrainas do të përballeshin ende me mungesë fondesh dhe një e treta e tyre do të refuzonin mbjelljen e drithërave gjatë  2022-2023, e cila do të fillojë më vonë këtë muaj.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!