Forcat ukrainase pas disa ditësh luftimesh duket se kanë rikthyer kontrollin e Makarivit, qytezë rreth 50 kilometra në perëndim të Kievit.
Mediat e huaja bëjnë me dije se lajmi është konfirmuar nga Forcat e Armatosura të Ukrainës përmes një postimi në Facebook.
“Flamuri shtetëror i Ukrainës është ngritur mbi qytetin e Makarivit, derisa rusët janë tërhequr”, kanë thënë autoritetet ukrainase.
Ndërkohë deri më tani CNN nuk mund të konfirmojë pretendimin e forcave të Ukrainës.
Makariv kishte pësuar dëme të konsiderueshme nga sulmet ajrore ruse në vazhdim, por nuk dihet nëse fotot e shpërndara në rrjetet sociale janë të vërteta dhe tregojnë dëmet e mëdha në komplekset e apartamenteve, shkollat dhe një objekt mjekësor./abcnews.al