Ukraina po planifikon të shkarkojë disa nga gjeneralët e saj ushtarakë dhe t’i dërgojë ata në vijën e frontit, në një përpjekje për të rritur moralin e ushtarëve.
Ky hap thuhet se ka për qëllim edhe t’i kundërpërgjigjet sulmeve ruse në rajonin e Donetskut dhe së fundmi Kharkivit.
Që nga pushtimi i plotë rus në shkurt të vitit 2022, Ukraina ka kërkuar të modernizojë ushtrinë e saj në përputhje me vendet e NATO-s, shkruan yahoonews.
Gjithashtu, zhvendosja e gjeneralëve në njësitë luftarake të vijës së parë thuhet se do t’i lejojë ushtarët e lodhur të pushojnë.
“Kjo do të bëjë të mundur rrotullimin e njësive që kryejnë detyra luftarake në zonën e luftimit për një kohë të gjatë”, tha gjenerali.