Forcat e armatosura të Ukrainës kanë njoftuar mëngjesin e sotëm se rreth 13,500 ushtarë rusë janë vrarë gjatë luftimeve, që prej fillimit të pushtimit rus. Një shifër shumë herë më e lartë nga ajo që zyrtarët rusë kanë konfirmuar.
LEXO KËTU të gjitha ngjarjet për luftën Ukrainë-Rusi
Moska ka deklaruar në fillim të marsit se gjatë luftimeve janë vrarë më pak se 500 ushtarë rusë. Nga ana e saj Ukraina pretendon se ka rrëzuar katër helikopterë rusë dhe një avion luftarak në 24 orët e fundit, shkruan Skynews.
Në total, Ukraina thotë se ka shkatërruar 95 helikopterë rusë dhe 81 avionë./abcnews.al/