Në studion e ABC News, analisti Frrok Çupi komentoi edhe takimin Trump – Zelensky para nisjes së ceremonisë së lamtumirës për Papa Franceskun në Vatikan.
“Papa nuk e pranonte dot në vizionin e tij që dikush më i fuqishëm të godasë më të dobtin. Diplomacia e tij e ngriti në shkallë më të lartë rolin e Vatikanit dhe rolin e Papës
Pjesa e nderimit është gjë tjetër, sot mblidhen te autoriteti më i madh që ka bota. Sot, e dinë të gjithë vetë Trump para se të shkojë në ceremonial më parë takoi Zelensky për të biseduar, por edhe teoritë konspirative të këtyre ditëve, se thellë në Vatikan është një familje që qeveris botën.
Ukraina pa Papa Franceksun do të jetë viktimë e dytë, por problemi është në Gaza, është me Palestinën.” tha Çupi.
“Padyshim politika do tentojë të fusë duart në Konklavë, bota politike po mburret se po ndryshon rendi botëror, dhe ky rend nuk mund të ndryshojë pa ndryshuar Vatikanin, madje edhe Mekën. Mund të kemi një dëshmi nëse do të nisë ky ndryshim. Teoritë konspirative thonë se nuk do të ketë Papë tjetër, konspiracioni është i frikshëm.
Bota nuk ka pësuar gjë akoma, po pëson. Këto ndryshime që po tentojnë të ndodhi po reflektohet të ndodhin drejtpërdrejtë në zgjedhjen e Papës. Problemi është se kandidati i Hungarisë është një prej kandidatëve që do e pranonte gjithë frymë konservatore, madje edhe ajo ekstreme. Pra, po ndikon bota politike. Nëse Italia do të ketë Papën e vet, do të jetë më larg një të djathte ekstreme. Dilemat e kësaj here në Vatikan janë jashtëzakonisht të mëdha,”- vijoi më tej Çupi./abcnews.al