Inxhinieri fizikant, Ermand Mertenika në një intervistë në “War Report” në ABC News, foli për luftën në Ukrainë dhe përdorimin e robotëve ushtarakë.
Gjatë intervistës, Mertenika shpjegoi rëndësinë e robotëve ushtarakë, duke shpjeguar se kanë një saktësi dhe një rezistencë të lartë.
“Është një sistem automatik shumë i avancuar. Janë shumë të kushtueshme. Rusia po bën një lojë strategjik për të matur pulsin e kundërshtarëve. Nëse do marrin teknologjinë dhe aspektin militar e ka shumë të lehtë të dominojë. Putin mat pulsin e liderëve të tjerë botërore. Ka projekte që realizohen me gjuhë programimi…Inteligjenca artificiale është shumë e avancuar…Dallimi kryesor është saktësia. Këto dronë ka edhe në gjë të rëndësishme mbajnë shumë peshë dhe menaxhohet shumë mirë bateria. Është teknologjia e fundit dhe ka qindra sensorë”, tha mes të tjerësh ai.
/abcnews.al/

