Ukraina: Nuk do të pranojmë asnjë marrëveshje armëpushimi që përfshin dhënien e territoreve Rusisë

schedule14:34 - 23 Maj, 2022

schedule 14:34 - 23 Maj, 2022

Ukraina ka thënë se nuk do të pranojë asnjë marrëveshje armëpushimi që përfshin dhënien e territoreve Rusisë, shkruan BBC.

Sipas një këshilltari presidencial, Kievi nuk do të pranonte asnjë marrëveshje që do të pëfshinte dhënien e territoreve Rusisë.

“Rusët do të forcojnë pozicionimin e tyre, do të përmirësojnë gabimet dhe do të fillojnë një ofensivë të re, edhe më të përgjakshme dhe në shkallë të gjerë,” tha Mykhailo Podolyak.

“Lufta duhet të përfundojë me rivendosjen e plotë të integritetit territorial dhe sovranitetit të Ukrainës,” tha Andriy Yermak, shefi i shtabit presidencial të Ukrainës, në një postim në Twitter të dielën.

Komentet vijnë pasi Rusia vazhdon përpjekjet e saj për të rrethuar forcat ukrainase që mbrojnë qytetin lindor të Severodenetsk.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!