Ukraina ka njoftuar se synon të vazhdojë sulmet duke përdorur drone detare, pas dy sulmeve duke përdorur armë të tilla brenda 24 orëve.
Kreu i Shërbimit të Sigurisë të Ukrainës (SBU), Vasyl Maliuk tha të shtunën se çdo shpërthim që ndodh në anijet ruse ose urën e Krimesë është “një hap absolutisht logjik dhe efektiv, shkruan CNN.
“Për më tepër, operacione të tilla speciale kryhen në ujërat territoriale të Ukrainës dhe janë plotësisht legale”, u shpreh ai.
Maliuk tha se nëse rusët donin që shpërthime të tilla të ndalonin “ata kanë të vetmen mundësi për ta bërë këtë – të largohen nga ujërat territoriale të Ukrainës dhe tokës sonë”.