Ukraina: Njësitë ushtarake ruse po largohen për tu furnizuar me trupa dhe armë

schedule17:24 - 27 Mars, 2022

schedule 17:24 - 27 Mars, 2022

Njësite ushtarake ruse po tërhiqen nga veriu i Ukrainës për tu rimbushur me personale dhe armë ushtarake, ka thënë ushtria ukrainase.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, shtabi i përgjithshëm i forcave të armatosura të Ukrainës tha se ushtarët rusë kanë nevojë për rotacion. Shumë njësi kanë pësuar humbje të mëdha dhe kanë nevojë të madhe për ushqim, karburant dhe municione, shkruan BBC.

Ushtarët e plagosur po evakuohen gjithashtu në Bjellorusi, që cilësohet si vend aleat i Kremlinit.

Çfarë ka ndodhur sot në Ukrainë?

Shefi i inteligjencës ushtarake në Ukrainë tha se Rusia mund po përpiqet ta ndajë Ukrainën në dysh, pasi presidenti rus Vladimir Putin e ka kuptuar se “ai nuk mund ta marrë të gjithë vendin” dhe ka të ngjarë të përpiqet të ndajë vendin sipas “skenarit korean”.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy i ka kërkuar sërish Perëndimit që t’i sigurojë Ukrainës avionë luftarakë dhe raketa të mbrojtjes ajrore;

Mbikëqyrja bërthamore e Ukrainës thotë se një objekt kërkimor bërthamor në Kharkiv është sulmuar sërish nga Rusia dhe luftimet e bëjnë të pamundur vlerësimin e dëmit;

Guvernatori i qytetit perëndimor të rajonit Lviv tha se një qytetar u arrestua, pasi dyshohet se ka spiunuar për dy sulmeve me raketa që tronditën qytetin të shtunën.

Zyrtarët në Portin e Odesës në Detin e Zi po përpiqen mbrojnë trashëgiminë kulturore, nga frika se mos përfundojnë si Mariupoli.

Ambasada e Ukrainës në Ankara tha se një grup prej 159 jetimësh ukrainas kanë mbërritur në qytetin jugor turk të Antaloas. Djemë dhe vajza, të moshës katër deri në 18 vjeç, u evakuuan nga shtëpitë sociale në rajonin e Dnipro.

Leonid Pasechnik, kreu i Republikës së vetëshpallur Popullore të Luhanskut në Ukrainën lindore, ka thënë se rajoni i tij dëshiron të mbajë një votim për bashkimin me Rusinë.

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken thotë se SHBA nuk po përpiqet të rrëzojë presidentin rus Vladimir Putin, pavarësisht dënimeve të ashpra për pushtimin rus të Ukrainës./abcnews.al/

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!